Ka ndodhur

Zbulohet eksploziv i pashpërthyer në një biznes në Sarandë, policia rrethon zonën

Gazeta Si- Një sasi eksplozivi e pa shpërthyer u zbulua mëngjesin e kësaj të mërkure në Sarandë. Lënda shpërthyese u gjet jashtë një dyqani, në lagjen numër 2 të këtij qyteti.

Menjëherë autoritetet policore bënë rrethimin e zonës dhe pritet ndëhyrja e forcave xheniere për të bërë shpërthim të kontrolluar.

Mësohet se dyqani ku është vendosur eksplozivi rezulton në pronësi të avokatit Ilia Thanasi, ish-kryetar i Komunës Aliko.

Dyqani shërbente për shitje të dekoreve për festa dhe të luleve. Grupi hetimor ka rrethuar zonën, ndërsa pritet të mbërrijnë forcat xheniere.

“Sot rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, tha policia e Vlorës në një informacion paraprak për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë