Nga Gazeta Si- Gjatë kontrollit masiv të territorit, policia ka evidentuar me anë të dronëve 6 raste të kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër. Gjatë operacionit policor janë gjetur dhe asgjësuar në total 3491 bimë narkotike cannabis sativa ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këto veprimtari.





“Në kontroll janë angazhuar 100 punonjës policie të cilët kanë përdorur 6 dronë të Policisë, për kontrollin e zonave malore. Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 3491 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 304 bimë në Pult dhe Theth, Shkodër; 1021 bimë në fshatin Rrapsh, Malësi e Madhe; 2166 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore”, shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




