Ka ndodhur

Zbulohen mbetje kockore në pyllin e Sodës në Vlorë

Gazeta Si – Në pyllin e Sodës pranë zonës të njohur si “Kanali i Motorit” janë gjetur eshtrat e një njeriu këtë të mërkurë.

Mësohet se skelete të paidentifikuara ende kanë dal në pah në zonën ku po kryehen punime për rehabilitimin e rrugës.

Sipas të dhënave paraprake eshtrat janë gjetur nga punonjësit të cilët po shtronin rrugën.

Policia ndodhet sakaq në vendin e ngjarjes për të verifikuar eshtrat dhe prej sa kohësh ndodhen aty.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë