Ka ndodhur

Zbulohen fishekzjarre dhe kapsolla kontrabandë në Korçë, procedohet 40-vjeçarja

Policia e Korçës ka zbuluar një subjekt ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara dhe ka proceduar penalisht pronaren e këtij subjekti. Sipas njoftimit të Policisë gjatë kontrollit janë sekuestruar dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla të kontrabanduar, ndërsa të ardhurat nga shitja e  tyre fshiheshin.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronaren e subjektit, shtetasen A. F., 40 vjeçe, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë