Gazeta Si – Në Lezhë policia ka zbuluar dy raste të shitjes së ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë pa elemente sigurisë, ku në pranga ka rënë një 34-vjeçar.
Ai kishte fshehur në dy subjekte në pronësi, farmaci dhe magazinë marketi, 300 kuti me ilaçe jashtë kritereve me vlerë rreth 10 mijë euro.
“U vu në pranga pronari i 2 prej bizneseve, shtetasi A. D., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi kishte fshehur në ambientet e farmacisë dhe në raftet me produkte ushqimore, në magazinën e një marketi, 300 kuti me ilaçe, një pjesë e të cilave nuk kishte elementin e autenticitetit në ambalazhe, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pullën e Agjencisë Shtetërore të Barnave”, njoftoi policia.
Gjithashtu është vënë nën hetim një 52-vjeçar S.I nga Durrësi, administratori i një kompanie farmaceutike, pasi në automjetin në pronësi të kësaj kompanie, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




