Nga Gazeta Si – Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pasi u kap me bimë kanabis.
Në pranga ka përfunduar Elton Goxhaj, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
“Si rezultat i një hetimi dyjavor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “River”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Goxhaj, 39 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”’, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë këtij operacioni, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Lapulec, anës lumit Gjanica, u gjetën të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
39-vjeçari u gjet, si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë, në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i kultivimit të bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa.
39-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




