Ka ndodhur

Zbulohen 30 granata difensive në Këlcyrë, policia evakuon banorët

Gazeta Si – Zbulohen rreth 30 granata difensive në fshatin Ballë të Njësisë Administrative Ballaban, Këlcyrë të Përmetit.

Policia ka rrethuar vendin, ku janë zbuluar granatat nga disa punonjës, teksa ishin duke ndërtuar një rrugë në këtë fshat.

Policia ka vepruar menjëherë duke rrethuar vendin dhe krijuar diametrin për të mos u afruar njeri. Vendi ku janë gjetur granatat është afër një banese, anëtarët e të cilit janë evakuuar.

Priten forcat xheniere në vendngjarje për të operuar më tej për evadimin apo plasjen e tyre të kontrolluar. Besohet se granatat janë të kohës së luftës italo-greke.

Zona në fjalë është rrethuar për të shmangur çdo incident, pasi granatat janë të pashpërthyera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë