Gazeta Si – Dy qendra “Call center”-i janë zbuluar në Tiranë, që sipas policisë mashtronin njerëz në vende të ndryshme të botës që të investonin në tregje fiktive.
Policia thotë se në pranga kanë rënë 4 persona, përgjegjës të dy “Call Center”-ave, ku kishin punësuar në total 29 persona, 10 prej tyre të paregjistruar. Zakonisht, ata e kryenin aktivitetin gjatë natës.
Subjektet kishin regjistruar fiktivisht aktivitete të tjera të ligjshme, ndërsa të ardhurat e përfituara nga mashtrimet pastroheshin nëpërmjet bizneseve të tjera. Për këtë arsye, policia thotë se po punon për kapjen e administratorëve.
Në kuadër të operacionit “De facto”, u arrestuan shtetasit Bekim Byberi, Jani Janko, Klaudio Demiri dhe Andi Lleshaj.
Policia njofton se janë shpallur në kërkim administratorët e këtyre subjekteve të cilët kishin regjistruar fiktivisht aktivitete të tjera të ligjshme, ndërsa të ardhurat e përfituara nga mashtrimet, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të tjera.
Gjatë kontrolleve sekuestruan, 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh (të kompanive të huaja) dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




