Shendet

Zbulimi shqetësues: Ndryshimi i klimës po na verbon

Ndryshimet klimatike mund të përshpejtojnë shkallën e verbërisë, siaps një studimi të ri. Studiuesit kanadezë krahasuan shkallën e problemeve të shikimit midis 1.7 milion njerëzve në 50 shtete të Amerikë.

Ata zbuluan se ata që jetonin në rajone më të ngrohta kishin gati 50 për qind më shumë gjasa të pësonin dëmtime serioze të shikimit në krahasim me ata në vende më të freskëta.

Ekspertët thanë se gjetjet ishin ‘shumë shqetësuese’ në kohën që jemi, ku temperaturat mesatare globale janë rritur më dy gradë.

Bashkautorja e studimit Esme Fuller-Thomson, pedagoge në Universitetin e Torontos, tha se me ndryshimin e klimës, “ne presim një rritje të temperaturave globale. Do të jetë e rëndësishme të monitorohet nëse prevalenca e dëmtimit të shikimit tek të moshuarit rritet në të ardhmen.”

Studimi, i botuar në revistën Ophthalmic Epidemiology, kishte pjesëmarrës njerëzit e moshës 65 vjeç e lart midis 2012 dhe 2017.

Shkencëtarët paralajmëruan se studimi ishte vëzhgues dhe jo përfundimtar. Ata thanë se nevojiten kërkime të mëtejshme.

Moti më i ngrohtë gjithashtu çon në më shumë ndotës në ajër, të cilat shkencëtarët paralajmërojnë se mund të ndikojnë tek sytë.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë