Treg

Zbehet shqetësimi për luftë në Lindjen e Mesme, bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës ranë të mërkurën edhe pse konflikti në Lindjen e Mesme është ende aktiv.

Kontratat e naftës së papërpunuar Brent ranë me 1% në 75.3 dollarë/fuçi dhe ajo e Teksasit po me 1% në 71 dollarë/fuçi.

Nafta u rrit lehtë në fillim të javës, pas rënies me 7% javën e shkuar. Rënia po ndikohet nga ulja e kërkesës nga Kina dhe reduktimit të shqetësimit se Lindja e Mesme do të futet në një luftë më të thellë.

Rënia e të mërkurës lidhet me të dhënat e SHBA-së, ku raportohet një rritje e sasisë stok të naftës.

Por ndikimi i inventarëve në çmime u kundërshtua nga shqetësimet kokëfortë mbi rrezikun e mundshëm të furnizimit me naftë nga konflikti në Lindjen e Mesme.

"Tregu vazhdon të presë përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit raketor të Iranit," thanë analistët e ING të mërkurën, duke shtuar se rritja e çmimit të së martës ishte ndoshta për shkak të mungesës së ndonjë rezultati nga vizita e fundit e Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në Izrael.

Blinken zhvilloi "biseda të gjata" me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderët e lartë izraelitë, duke u kërkuar atyre që të sigurojnë mbërritjen e më shumë ndihmave humanitare në Gaza, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Një nga proceset gjyqësore më të mëdha në historinë juridike angleze fillon të hënën.00:0301:30

Izraeli të martën konfirmoi gjithashtu se kishte vrarë Hashem Safieddine, trashëgimtari i dukshëm i liderit të ndjerë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili u vra muajin e kaluar në një sulm izraelit që synonte grupin militant libanez të mbështetur nga Irani.

"Pjesëmarrësit e tregut vlerësuan që konflikti në Lindjen e Mesme do të zvarritet për një kohë më të gjatë, me një marrëveshje armëpushimi të mumdshme," tha strategu i tregut të IG, Yeap Jun Rong./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë