Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria po humbet interesin e saj për kriptomonedhat, të paktën sipas Indeksit global të kriptove për vitin 2025.
Shqipëria pozicionohet në vendin e 111-të, nga 151 shtete të renditura. Një vit më parë mbante vendin e 109-të, po ashtu me rënie nga 2023-shi.
Edhe nënindekset, që masin transaksionet në kripto sipas llojit të shërbimit, platforma këmbimi, sisteme të decentralizuara apo ato individuale, përballë fuqisë blerëse, tregojnë se në Shqipëri ka një reduktim të këtij aktiviteti.
Maqedonia e Veriut mban vendin e 110-të, ndërsa Mali i Zi në 104. Serbia nga ana tjetër renditet mes fuqive europiane dhe mban vendin e 67-të në Indeksin Botëror.

Indeksi kryesohet nga India, që sipas Chainalysis po përshtatet shpejt në tregun kompleks të monedhave digjitale. Ekonomia e Indisë përshkruhet si gjerësisht e digjitalizuar, me ndihmë edhe të politikës.
Renditja vazhdon me SHBA-në, Pakistanin, Vietnamin, Brazilin dhe Nigerinë. Në vend të fundit renditen Maldivet dhe Botsuana.
Chainalysis thekson se vendet e Azisë kanë përqafuar më shpejt se çdo vend tjetër kriptomonedhat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



