Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku një 35-vjeçar ka vrarë shokun e tij, duke e hedhur nga ura dhe më pas ka fshehur krimin.
33-vjeçari me iniciale B.SH, i cili rezultonte i zhdukur prej 2 dhjetorit u gjet i pajetë nga Policia e Durrësit.
Policia thotë se ka vënë në pranga autorin e dyshuar, me iniciale M.H që dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit. Babai i autorit kishte kallëzuar në datën 4 dhjetor se kishte humbur kontaktet me të birin.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por policia tha se nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.
“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.