Gazeta Si – Dy persona janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar për plagosjen e 38-vjeçarit me sende të forta në Kamëz një ditë më parë.
Në njoftimin zyrtar të policisë, sqarohet se 38-vjeçari është plagosur me sende të forta. Ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar.
Në kërkim u shpallën shtetasit të moshës 26 vjeç dhe 30 vjeç, cilët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, 38-vjeçarit Redi Vata, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta.
I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit 26 vjeç, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.