Gjatë takimit të presidentit amerikan, Donald Trump me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ai tha se do ketë një marrëveshje tregtare me BE, por do jetë e drejtë.
Kur u pyet se pse ndodhet në Uashington, Meloni tha se beson në “unitetin e Perëndimit”.
Trump më pas tha se Meloni “beson te presidenti”, me të cilin ajo u pajtua dhe tha: “Ne duhet të rritemi së bashku, kjo është arsyeja pse unë jam këtu”.
“Do të ketë një marrëveshje tregtare, 100%, por do të jetë një marrëveshje e drejtë”, tha Trump teksa shtoi se SHBA dhe Italia kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
Meloni aprovoj fjalët e presidentit dhe tha se është e bindur se mund të arrijë një marrëveshje me Trump.
“Jam e sigurt se mund të bëjmë një marrëveshje. Unë jam këtu për të ndihmuar me këtë. Unë mendoj se mënyra më e mirë është që ne thjesht të flasim sinqerisht me njëri-tjetrin”, tha kryeministrja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.