Politike

Zbardhet axhenda/ Nga lufta në Ukrainë, tek sulmet kibernetike dhe emigrimi, temat e samitit në Tiranë   

Më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i BE-së ka publikuar të enjten axhendën zyrtare të Samitit.

Ky është samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Samiti konsiderohet nga Këshilli Europian një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së.

Logo e Samitit BE-Ballkani Perendimor

Temat kryesore të diskutimit do të jenë:

Pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës

Intensifikimin e angazhimit politik dhe përforcimi i sigurisë, ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja duke adresuar sfidat e paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

Liderët pritet të mbajnë një deklaratë të përbashkët në fund të samitit.

screenshot e axhendes zyrtare te publikuar nga Keshilli i BE-se per Samitin e 6 dhjetorit

Pikat kryesore të Samitit:

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës

Udhëheqësit do të diskutojnë bashkëpunimin përballë sfidave të përbashkëta që rrjedhin nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës.

Ata do të shikojnë më konkretisht se si të trajtohen pasojat e tij negative tek energjia dhe siguria ushqimore në Ballkanin Perëndimor.

Secila nga temat do të shoqërohet në samit edhe me informacionin përkatës

Angazhimi politik

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë mënyrat e thellimit të angazhimit politik, me  fokus të veçantë të rinjtë.

Ata gjithashtu do të bëjnë vlerësimin e progresit të bërë:

drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së për modernizimin e sistemeve të tyre të pagesave në përputhje me standardet e BE-së në fushën dixhitale, në zbatimin e Rrugëve të Gjelbërta BE-Ballkani Perëndimor

Siguria dhe qëndrueshmëria ndaj ndërhyrjeve të huaja

Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Menaxhimi i migracionit

Udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamjet për trajtimin e përbashkët të menaxhimit të migracionit pasi numrat e migrimit të Ballkanit Perëndimor janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Kjo përfshin harmonizimin e politikës së vizave të BE-së dhe bashkëpunim në sistemet e kthimit.

Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi kundër-terrorizmit dhe parandalimin e radikalizimit.

Agjenda

Ora 10:15- Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare

Ora 11:00- Shkëmbim pikëpamjesh

Ora 12:15- Seancë plenare dhe drekë pune

Ora 14:30- Konference për shtyp.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë