Ka ndodhur

Zbardhen disa vjedhje në Tiranë, kapen në flagrancë dy autorët

Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona të moshës 51 dhe 39 vjeç, teksa po vidhnin në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo” në Tiranë.

Gjatë operacionit, u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura.

Nga hetimet rezulton se të njëjtët persona janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve mars dhe prill, në subjekte të ndryshme në kryeqytet.

Nga këto vjedhje janë marrë shuma parash, pajisje elektroshtëpiake, vegla pune dhe pije alkoolike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë