Tri vjedhje janë zbardhur në Vlorë dhe ka rënë në pranga autori i dyshuar i tyre.
Policia thotë se ka rënë në pranga 27-vjeçari B. Ç, i cili ishte i shpallur në kërkim.
27-vjeçari dyshohet se më 7 tetor ka vjedhur një biçikletë, 15 tetor ka vjedhur celularin e një qytetareje kurse më 25 nëntor ka vjedhur një shumë parash nga një dyqan.
“Shtetasi B. Ç ishte shpallur në kërkim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Vlorë, konkretisht: Më datë 07.10.2020 ka vjedhur një biçikletë;
Më datë 15.10.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;
Më datë 25.11.2020 ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




