Motosport

Zarco në historinë e ‘MotoGP’

Për të parën herë nga viti 1954, një pilot francez në MotoGP fiton në shtëpi një garë dramatike si ajo e “Le Mans Grand Prix”. Ditë fenomenale të cilën Johann Zarco, “LCR Honda Castrol” dhe tifozët në numër rekord në “Michelin Grand Prix” të Francës, nuk do ta harrojnë asnjëherë. 71 vite më parë, një pilot francez fitonte “French MotoGP”. Dje këtë e përsëriti Zarco që la pas Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) me pothuajse 20 sekonda.

Megjithatë numri #93 mori pikë të rëndësishme për titullin kampion në një garë që Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP) dhe Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo Team) përfunduan jashtë zonës së pikëve pas një të diele dramatike ku Fermin Aldeguer (BK8 Gresini Racing MotoGP) u ngjit për të parën herë në podium. Shiu pati ndikimin e tij në startin e garës në Le Mans dhe piloti i “LCR Honda” u shpërblye për zgjedhjen e gomave.

E filloi garën në vendin e 11 dhe ra në të 17 por në xhiron e 8 mori kryesimin. Ai ruajti qetësinë dhe preu vijën e finishit përpara kryesuesit të klasifikimit, Marc Marquez. Në moshën 34 vjeçare ai është piloti më i vjetër në moshë në aktvitet. Ashtu si babai i tij shpërtheu në lot për fitoren e dytë në karrierë. Zarco celebroi me një salto përpara tribunës qëndrore dhe 120.000 të pranishmëve që brohoritën emrin e tij.

Francezi i fundit që kishte fituar në shtëpi ishte Pierre Monneret në Reims, 71 vite më parë. Pas fitores në Sprint, Marquez mori kryesimin e klasifikimir të përgjithshëm nga vëllai Alex. 6 herë kampioni i Botës tani ka 22 pikë më shumë pas vendit të dytë. Fitorja e Zarco i dha fund një serie prej 22 fitoresh rradhazi nga Ducati dhe e ngjiti në vendin e 6 në klasifikimin e përgjithshëm duke parakaluar patriotin Fabio Quartararo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë