Ngjarje

Zaptimi i hapësirës publike, 10 të arrestuar në Tiranë, 123 të proceduar në të gjithë vendin

Nga Gazeta ‘SI’ – 10 persona janë arrestuar dhe 123 të tjerë janë proceduar për zaptim të hapësirave publike, , të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.

Policia thotë se janë konstatuar 133 raste të shfrytëzimit të hapësirave publike, ku në Tiranë janë evidentuar 78 raste, dhe 10 persona janë arrestuar. Po ashtu në kryeqytet u vunë nën hetim 11 të tjerë.

16 raste u evidentuan në Shkodër, ku u proceduan 16 persona. Në Lezhë 11 raste, 6 në Korçë, 6 në Fier e Lushnje, 4 në Vlorë e Sarandë, 4 në Dibër, 3 në Elbasan, 2 në Berat, 2 në Durrës dhe 1 në Gjirokastër.

Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.

Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë