Futboll

Zaniolo refuzon transferimin te PSG, do vetëm Juventusin

Nicolo Zaniolo e ka vendosur të largohet këtë verë nga Roma, por dëshira e tij është të mbetet në Serie A. Sulmuesi i talentuar italian nuk pëlqehet shumë nga Jose Mourinho dhe Roma është e gatshme ta shesë atë, por dëshiron të fitojë 60 milionë euro nga largimi.
Kampionët në fuqi të Francës, Paris Saint Germain, kanë dërguar ofertë zyrtare te Roma për transferimin e Zaniolos. Por besohet se ai ka refuzuar transferimin në kryeqytetin francez, pasi dëshira e tij e vetme mbetet Juventusi.
Megjithatë deri më tani Zonja e Vjetër nuk ka arritur ta bindë Romën me ofertat për Zaniolon. Propozimi francez për Romën ka qenë 25 milionë euro dhe të zgjedhë ndonjërin nga futbollistët si Ëeston McKennie, Arthur Melo apo Moise Kean.
Roma nga ana tjetër synon që ta shes vetëm me para yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë kërkon 60 milionë euro. /Telegrafi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë