Në këtë periudhë që futbolli është ndaluar, për shkak të emergjencës koronavirus, shumë lojtarë e protagonistë të topit i besojnë rrjeteve sociale për të komunikuar me tifozët dhe kështu ka bërë Javier Zanetti, zëvendës presidenti i Inter, që ka folur direkt në Instagramin e ESPN duke folur për të shkuarën e të ardhmen, fillimisht për emocionet e triumfit në Madrid: “Ishte realizimi i një ëndrre”.
“Të fitoje do të thoshte të kurorëzoje një vit të madh – vazhdoi argjentinasi – Tre minuta nga fundi Julio Cesar mori topin në dorë, pa nga Samuel e i tha: ‘Walter, jemi kampionë’. Një moment i jashtëzakonshëm, më i bukuri në jetën time”. Një vit i shkëlqyer që u ndërtua nga José Mourinho: “Një person i veçantë, trajner i madh e njeri i madh. Flasim për një motivues, dikë që përcjell shumë pasion. Të bën të japësh më të mirën nga vetja”.
Nga e shkuara tek e ardhmja, sidomos për merkaton: “Në këtë moment nuk jemi duke folur për merkato, gjëja më e rëndësishme është shëndeti’’ – Icardi do të kthehet? Nuk e di, nuk besoj. Do të kemi kohë për ta menduar”. Në sulm zikaltrit do të kenë akoma Lautaro Martinez, pavarësisht interesimit të Barcelonës: “Tek Inter e shoh të lumtur, po identifikohet me klubin. Ne besuam tek ai. E shoh të ardhmen e tij me Inter”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




