Nga Gazeta Si – Claude Monet është një nga piktorët më të dashur impresionist, i aftë për të përfaqësuar zemrën që rreh dhe bukurinë e natyrës.
Ndër emrat e mëdhenj të artit modern, sigurisht që nuk mund të mungojë Claude Monet.
Artisti revolucionar kontribuoi në zhvillimin dhe famën e mëvonshme të lëvizjes së artit impresionist.
Jo të gjithë e dinë se emri i lëvizjes vjen nga ekspozita e vitit 1874 në numrin 35 Boulevard des Capucines në Paris.
Hapësira e përdorur për ekspozitën është studio e Nadarit, një fotograf i suksesshëm, i cili i jep hua ambientet pa pagesë grupit të piktorëve që prezantohen zyrtarisht si “Societé Anonyme”, pjesë e së cilës është edhe Monet, pavarësisht se më vonë vendosi të largohej nga grupi për të vazhduar kërkimin e tij në pavarësi të plotë.

I magjepsur nga natyra dhe pamja e saj në ndryshim, piktori impresionist iu përkushtua pikturës ‘en plein air’, pra jashtë, duke arritur kështu të kuptojë nuancat delikate që gjeneron drita në çdo detaj.
Pas vdekjes së gruas së tij Camille në 1879, Monet vendosi të shpërngulet jashtë Parisit, pikërisht në Giverny. Këtu, me familjen dhe partneren e tij të re, ai krijon një vend të magjepsur tërësisht kushtuar krijimtarisë së tij, një kopsht të vërtetë sekret larg zhurmës së qytetit dhe shpërqendrimeve të çdo lloji.
Ai jetoi në këtë shtëpi fshati për më shumë se dyzet vjet, deri në vdekje, duke iu përkushtuar totalisht pasioneve të tij, si pikturës dhe kopshtarisë. Në oazin e tij të qetë, bimët, lulet dhe elementët natyrorë ndjekin një rregullim të saktë, bazuar në harmoninë kromatike dhe shijen e vetë Monet.
Piktori francez arriti të krijojë një vepër të vërtetë arti, një paletë me një pellg të madh zambakësh uji dhe një urë delikate japoneze që e kalon atë nga njëra anë në tjetrën.

Kopshti i tij dhe zambakët e ujit që notojnë në ujë bëhen një obsesion i vërtetë për të, deri në atë pikë sa krijon rreth 250 vepra.
Seria e Zambakëve të Ujit devijon më shumë nga impresionizmi për t’iu afruar gjithnjë e më shumë Abstraksionizmit. Format e supozuara, të thjeshtuara janë mjeshtrat e veprave të ekspozuara me sukses në vitin 1909 në galerinë Durand-Ruel në Paris në ekspozitën me titull Zambakë uji, peizazhe uji.
Ka reagime të ndryshme nga kritika: miku i Monet, Lucien Descaves, ka shkruar për ekspozitën “E lë ekspozitën tënde i verbuar dhe i mahnitur!”.
Romand Roilland, nga ana tjetër, i dërgoi një letër direkt piktorit “kur jam i neveritur nga mediokriteti i letërsisë dhe muzikës aktuale, më mbetet vetëm t’u drejtohem zambakëve tw ujit për t’u pajtuar me epokën time…”.

Qëllimi i artit të Monetit mbetet i njëjti, domethënë të kapë përshtypjen e një momenti, sikur të ishte hera e parë që shikon diçka, por gjestet, penelata ndryshojnë.
Në ditarët e tij, artisti shënon disa mendime:
“Kam pikturuar shumë nga këta zambakë uji, duke ndryshuar gjithmonë pikën e vëzhgimit, duke i modifikuar sipas stinëve të vitit dhe duke i përshtatur me efektet e ndryshme të dritës që krijon ndryshimi i stinëve. Dhe, sigurisht, efekti ndryshon vazhdimisht, jo vetëm nga sezoni në sezon, por nga minuta në minutë”.
Kjo temë që e shoqëron në rrugën e pleqërisë përfaqësohet prej tij si një cep i Parajsës mbi tokë, një vend ku bashkohen sharmi dhe poezia dhe ku “lulet e ujit janë larg të qenit e gjithë shfaqja, në fakt unë jam vetëm shoqërues i saj. Elementi bazë është trupi ujor, pamja e të cilit ndryshon çdo moment, ndërsa grimcat e qiellit reflektohen në të, duke i dhënë jetë dhe lëvizje”.

Deri më sot, këto vepra madhështore të artit mund të gjenden në koleksionet private më të rëndësishme dhe në muzetë më të mëdhenj në botë, si Muzeu i Artit Modern në Nju Jork dhe është gjithashtu e mundur të vizitoni shtëpinë e Giverny-t, duke lënë kështu veten të përgjumeni nga vallëzimi i heshtur i zambakëve të ujit që lëkunden në një nga pellgjet më poetike që ekzistojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



