Politike

Yuri Kim përshëndet dënimin e Tahirit: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin për dënimin me burg të Saimir Tahirit. Në një postim në Twitter, kryediplomatja amerikane u bën thirrje institucioneve gjyqësore që të vijojnë të tregojnë se asnjë, pavarësisht partisë, pozicionit apo pasurisë, nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruan Kim.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua nga Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 3.4 vite burg, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Tahiri u dënua me 5 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar në 3 vite e 4 muaj që më pas u konvertua më shërbim prove. Në vendimin e sotëm Apeli ndryshoi vetëm këtë pikë të dënimit, duke e dënuar përfundimisht me ish-ministrin me 3 vite e 4 muaj burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë