Politike

Yuri Kim ndan mesazhin e Kishës Katolike: Kush blen votën s’është i denjë për detyrën

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim mbështeti qëndrimin e Ipeshkve katolikë për shitblerjen e votës.

“Mesazh i fuqishëm i Ipeshkve katolikë: “Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon”, shkruan ambasadorja Yuri Kim, duke shpërndarë si link mesazhin e Kishës Katolike.

Kisha Katolike e Shqipërisë ftoi qytetarët që të refuzojnë fenomenin e shit-blerjes së votës, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit dhe apeloi për një proces të ndershëm, transparent që të garantonte respektimin e çdo vote dhe çdo votuesi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë