Lojëra me Dore

Ylli mund Prishtinën në finale, fiton trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare

Trofeu i Superkupës Mbarëkombëtare i ka takuar Golden Eagle Ylli, që ka mundur Sigal Prishtinën në finalen e zhvilluar në Shkodër, me rezultatin 76:67. Katër periodat përfunduan me rezultatet 17:16, 23:14, 15:18 dhe 21:19.

Ylli, pas periodës së parë të ekuilibruar, nisi shkëputjen në periodën e dytë, në fund të së cilës e çoi rezultatin në 40:30. Epërsia e Yllit vazhdoi edhe në periodën e tretë. Për një moment Prishtina e ngushtoi rezultatin në 67:63, por pa mundur të bëjë më shumë. Ylli shënoi 76 pikë në fund, ndaj 67 të Prishtinës.

Festa e lojtareve te Yllit me trofeun. Gazeta Si, 18 tetor 2021

Festa ishte për ekipin e Yllit, që në gjysmëfinale kishte eliminuar Teutën. Kapiteni i skuadrës, Gëzim Morina, ngriti lart trofeun, që iu dorëzua nga kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka. Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Mikaile Tmusiq. Ky është trofeu i dytë mbarëkombëtar për Yllin, që më parë ka fituar edhe Ligën Unike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë