Politike

Ylli komunist në ‘Sunny Hill’ trazon politikën

Shfaqja e Flamurit Kombëtar me yllin komunist mbi shqiponjën në natën e fundit të festivalit muzikor “Sunny Hill” në Tiranë ka ndezur debate politike.

“Është për të ardhur keq që asnjë nga organizatorët, përfshirë bashkinë e Tiranës dhe qeverinë nuk kanë reaguar ende për këtë akt të paprecedentë. Shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët. Herë pas herë nostalgjikë dhe jo vetëm shfaqen me simbolet e diktaturës duke fyer kujtimin, vuajtjet dhe sakrificat e mijëra shqiptarëve”, shkroi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj thotë se për këtë arsye PD këmbëngul në dekomunistizimin e shoqërisë, që është një proces, siç thotë ai, që duhet marrë seriozisht.

“Për këtë arsye ne depozituam në Kuvend projektligjin tonë që parashikon dhe çështjen e simboleve të diktaturës dhe do depozitojmë atë për lustracionin. Lustracioni dhe dekomunistizimi janë procese që ecin bashkë dhe të ndara nga njëra-tjetra ato nuk mund të funksionojnë. Shoqëria shqiptarë ka nevojë për transparencë dhe seriozitet në trajtimin e një çështje që s'mund të jetë kurrsesi armë në duart e atyre që e përdorin për arsyet meskine të politikës së ditës”, thotë Alibeaj.

Simboli u shfaq gjatë një performance të këngëtarit Ylli Nimani, por përgjigjen për këtë, Alibeajt ja ktheu kreu i Bashkisë së Tiranës, erion Veliaj.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste. Kënga është një satirë ndaj regjimit. Alban Nimani, dhënër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura e ka prodhuar para 8 viteve”, thotë kryebashkiaku.

Veliaj e mbyll reagimin duke hedhur edhe një kunj në drejtim të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë