Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm në vend pësoi rënie gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 duke shkuar në 3.61% nga 3.65% që mbylli vitin 2020. Gjatë janarit pati një rritje shumë të lehtë të yield-eve të titujve shtetërorë dhe më pas ra pësëri paralelisht me shitjen e tyre. Sipas BSH-së likuiditeti i tregut të brendshëm financiar ishte në gjendje të mirë dhe kjo duket të jetë një ndër shkaqet e rënies së tregut të titujve shtetërorë.
Në ankandin e bonove 12 mujore të datës 20 prill, yield-et pësuan një rënie të fortë në 1.63%, nga 2.04% krahasuar me një vit më parë. Ulja e maturitetit mesatar lidhet kryesisht me një riaktivizim më të shpeshtë të ankandeve të huamarrjes afatshkurtër nga Ministria e Financave, me afate 3 mujore dhe 6 mujore.
Ministria e Financave e vlerëson stokun e borxhit të brendshëm sa 75.5% e PBB-së, por kjo llogaritje është bërë kundrejt PBB-së së projektuar nominale të të gjithë vitit 2021. Në fund të vitit 2020, borxhi publik ishte sa 77.85% e PBB-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




