Në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i bonove 12-mujore u rrit me 0.02% duke shkuar në 1.59% nga ankandi i mëhershëm.
Shuma e shpallur për bonot me emetim një vjeçar ishte 9.2 mld, por kërkesa shkoi deri në 10 mld lekë.
Kjo është hera e parë pas pothuajse një viti, që yield-et mesatare të titujve qeveritarë pësojnë rritje të lehtë, pasi tregjet financiare po normalizohen dhe inflacioni ka kaluar objektivin e vendosur nga BSH. Në muajin dhjetor 2021, inflacioni shënoi nivelet më të larta të 11 viteve të fundit, me 3.7% dhe vetë Banka pret një rritje të mëtejshme deri në gjysmën këtij viti. Gjë që përsëri stimulon rritjen e mëtejshme të yield-it të emetimit të bonove të thesarit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




