Treg

Yield-i i bonove të thesarit rritet përsëri

Nga Gazeta ‘SI’- Yield-i i bonove 12 mujore të thesarit ka shijuar një rritje të lehtë në ankandin e fundit, 3.93%, nga 3.91% që ishte, fill pas rritjes së fundit të normës së interesit.

Kërkesa vazhdoi të jete përsëri e lartë, dhe nga 36 u pranuan vetëm 15. Shuma e shpallur ishte 8.5 mld lekë dhe u kërkuan 14.2 mld, por u pranua shuma fillestare.

Kjo është hera e parë pas disa muajsh që interesi i titujve i rikthehet rritjes, pas rënies së ndikuar nga norma e interesit dhe pritshmëritë se ato do të lehtësoheshin ulën interesat e titujve.

Ndërkohë rritja e fundit e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë, duket se po tërheq përsëri investitorët drejt letrave me vlerë më shumë se kredia bankare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë