Treg

Yield-i i bonove 12-mujore vazhdon në rënie. Investitorët kërkuan dyfishim të shumës

Nga Gazeta ‘SI’ – Yield-i i bonove njëvjeçare kanë pësuar përsëri rënie në ankandin e sapozhvilluar, duke prekur nivelin e 4.44% nga 4.9 që ishte në janar.  

Kërkesa e investitorëve e kaloi përsëri shumën e shpallur nga ministria e Financave, që fillimisht ishte 11 mld lekë, u kërkuan 20.4 mld dhe u pranuan 12.65 mld. Rënie pësoi edhe yield-i mesatar i bonove 3-mujore, 2.76%, nga 3.03% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

LEXO EDHE:
BSH shpjegon pse ranë interesat e letrave me vlerë

Pak ditë më parë Banka e Shqipërisë shpjegoi se rënia e inflacionit dhe kërkesa e lartë për titujt e borxhit të qeverisë po ulin yield-et e letrave me vlerë.

Kjo tendecë nisi fillimisht me bonot dhe më pas obligacionet, që në fund të muajit dhjetor 2022 dhe po vazhdon në të njëjtën linjë deri tani.

“Që prej fillimit të ciklit shtrëngues të politikës monetare, yield-et janë karakterizuar nga luhatje  të theksuara, duke shfaqur shpesh një mbireagim ndaj rritjeve të normës bazë. Ulja e inflacionit në muajin e  fundit  dhe rikthimi i kërkesës  së  lartë për instrumentet e borxhit të qeverisë frenuan prirjen rritëse të yield-eve dhe u materializuan me ulje të yield-it”, thuhet në raportin e Politikës Monetare.

Sipas BSH-së, këto janë shenja pozitive duke treguar se investitorët presin lehtësim të inflacionit në vend dhe stabilitet të normave të interesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë