Treg

Yield-et e Bonove ulen në ankandin e parë pas Eurobondit

Bonot 12 mujore u emetuan me një yield mesatar të ponderuar 1.63%, nga 1.71% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

 Qeveria siguroi një financim prej 6.8 miliardë lekësh, ndërsa shuma e kërkesave të paraqitura në ankand ishte rreth 8.9 miliardë lekë. Përqindja e pranuar e ofertave konkurruese në ankand ishte relativisht e ulët, me 40.4%.

Në nëntor qeveria emetoi Eurobonde 650 milionë eurosh në Bursën e Londrës të cilët do të përdoren për të shlyer detyrimet e borxhit të jashtëm por edhe për financimin e deficitit buxhetor që do të krijohet gjatë vitit 2022.

Norma e inflacionit në Shqipërisë është ende larg niveleve që po regjistrohen në SHBA dhe në Eurozonë. Sipas Instat, për muajin tetor inflacioni vjetor ishte 2.4%, afërsisht sa gjysma e inflacionit në Eurozonë dhe poshtë objektivit prej 3% të Bankës Qendore Europiane.

Mbështetur në këto pritshmëri, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi në nëntor se gjatë vitit 2022 mund të nisë normalizimi i politikës monetare, që në rastin e Shqipërisë do të nënkuptonte rritjen e normave të interesit.

 Pavarësisht këtyre sinjaleve, tregu ende nuk duket se po ndesh një shqetësim të madh për rritjen e normave të interesit.

Kjo dëshmohet nga stabiliteti, me tendencë në rënie të lehtë të yield-eve të borxhit të qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë