Treg

Yield-et e Bonove arritën në 2.5%. Kërkesa në ulje

Yield-et e Bonove të Thesarit me maturim 1-vjeçar u rritën në 2.5% gjatë ankandit të së martës. Në fund të muajit maj, kjo shifër ishte 2.28%, pra u rrit me 0.22% brenda një muaji.

Shuma e shpallur ishte 8.2 mld lekë dhe ajo e kërkuar shkoi në 8.5 mld, shumë më e vogël nga kërkesat shtesë të ankandeve të shkuara, ndonëse kohët e fundit kërkesa dhe oferta e titujve nuk ka pasur shumë luhatje.

Rritja e yield-eve të Bonove nisi për herë të parë në fillim të muajit janar 2022 dhe pritet të vazhdojë deri në gjysmën e vitit, sipas BSH-së.

Kjo rritje shkon paralelisht me rritjen e inflacionit në vend dhe rritjen e normave të interesit, ku titujt i kushtojnë më shtrenjtë qeverisë, sepse norma e kthimit tek investitorët është më e madhe, kur maturohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë