Treg

Yield-et e bonove 12 dhe 3 mujore rriten lehtë. BSH refuzon përsëri kërkesën për rritje

Në ankandin e fundit nga Banka e Shqipërisë yield-et e bonove me maturim 12 mujor dhe 3 mujor patën rritje të lehtë krahasuar me ankandin e fundit.

Yield-i i bonove 12 mujore u rritën me 0.07% në 2.17 nga 2.10% që ishin më parë. Bonot 12 mujore u shpallën me vlerë 8.8 miliardë lekë nga të cilat 3 miliardë blihen nga vetë BSH-ja. Kërkesa vazhdon të jetë e lartë, ku nga 36 të tilla u pranuan vetëm 22.  

Yield-i i bonove 3 mujore u rrit me 0.08% në 1.37% nga 1.29% që ishte më parë. Shuma e shpallur ishte 1.5 miliardë lekë ku u pranuan vetëm 4 kërkesa nga 14 gjithsej.

Gjatë ankandit të shkuar njësoj si edhe tani, Banka e Shqipërisë nuk pranoi kërkesën për të rritur yield-et e bonove. Momentalisht në Bankat Qendfrore të vendeve europiane dhe të SHBA-së yield-et e obligacioneve kanë patur rritje të vrullshme gjë që ka frikësuar ekonomistët dhe po diskutojnë ndërhyrhet për t’i qetësuar ato.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë