Problemi që Microsoft pati 22 vite më parë, një virus që dëmtoi mijëra kompjutera, është rikthyer përsëri nëpër emaile.
Ngecjet nisën mbrëmjen e fundit të vitit, pak para mesnatës.
Administratori i sistemit, e quajti virusin Y2K22, i ngjashëm me atë të 2000-shit, Y2K. Në atë kohë, qytetarët dhe kompanitë u friëksuan për ndërprerje të mundshme të energjisë, duke shkaktuar vdekje nëpër spitale dhe probleme në shkolla e biznese. Ekonomistët parashikuan një recesion global. Kjo nuk ndodhi kurrë, por problemi i sotshëm është i njëjtë.

Microsoft ka një mënyrë për të emëruar skanimet kundër viruseve që përdor vitin, muajin dhe ditën. Këtë herë ishte 220101. Por Microsoft ka vendosur dhe një limit deri në 31 bit. Kështu, virusi i ardhur mbrëmjen e fundit të 2021-shit, arriti vlerën limit dhe dështoi.

Por përsëri shkaktoi probleme. Përdoruesit nuk dërgojnë dot email-e. Microsoft nuk ka dhënë ende detaje se ku qëndron problemi, por inxhinierët aty thonë se po punojnë që ta zgjidhin atë sa më parë dhe përdoruesit të hynë në email-et e tyre.
Burimi: Daily Mail.Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



