Nga Gazeta ‘Si’ – Pas Berishës edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me çështjen e Xibrakës.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se prokurori realisht as ka hetuar dhe as ka dalë në një të vërtetë për Olsi Ramën.
Bardhi hodhi akuza ndaj Prokurorisë, duke thënë se kjo e fundit duhet ta kishte dërguar çështjen në Gjykatë.
“Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!”, shkruan Bardhi.
Sipas tij, i njëjti prokuror “jo vetëm mashtroi publikisht, jo vetëm fshehu 4 persona të përfshirë në ngjarje që mbeten sot e kësaj dite të pazbuluar, por sipas Gjykatës së Apelit, bëri të bardhën të zezë në ngjarjen e Elbasanit, u përpoq më kot të bëjë të zezën të bardhë në çështjen Xibraka!”
Bardhi thotë se referuar prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Olsi Ramën dhe s’ka çfarë veprimesh hetimore të bëjë më shumë.
“Pyetja është: A ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Olsi Ramën sa kohë ka dalë në konkluzion lidhur me të?! Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe si mund të arrihet në konkluzion?!
Çertifikimin nëse janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria!
Pse nuk e dërgoi çështjen në gjykatë për çertifikimin prokurori Shehu, çfarë po fsheh?
Si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë, çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar, çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë?
Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetatëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është çertifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit!”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.