Gazeta Si – Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u prit me ceremoni madhështore në Kremlin nga presidenti rus Vladimir Putin, në vizitën e tij të 11 në Rusi.
Vizita përkon me 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që në Rusi njihet si Dita e Fitores dhe festohet më 9 maj.
Gjatë ceremonisë, të dy liderët shkëmbyen përshëndetje të ngrohta, duke theksuar “miqësinë e vjetër” mes tyre dhe aleancën e fortë mes dy vendeve.
Putin at the meeting with Xi Jinping:
— Russian Market (@runews) May 8, 2025
"It gives me great pleasure to welcome all of you to Moscow. I’m very glad we have the chance to meet again and I sincerely value the opportunity to speak with you personally and directly. I’m grateful that, just as you did ten years ago… pic.twitter.com/JKP3F81MVs
Xi e cilësoi marrëdhënien Kinë-Rusi si “të qëndrueshme dhe elastike”, ndërsa Putin e quajti Xi-në “miku i dashur” dhe theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është një vazhdimësi natyrale e miqësisë historike mes dy popujve.
Xi pritet të nënshkruajë disa marrëveshje bashkëpunimi gjatë kësaj vizite katërditore, duke forcuar më tej partneritetin strategjik të cilësuar nga të dy si “miqësi pa kufij”.
Kina ka shërbyer si mbështetje ekonomike për Rusinë gjatë luftës në Ukrainë, ndërsa Perëndimi e sheh këtë afrim si sfidë ndaj rendit ndërkombëtar.
Gjatë fjalimeve të tij, Xi denoncoi “hegjemoni dhe njëanshmëri” në arenën ndërkombëtare, një kritikë e fshehur ndaj SHBA-së. Në të njëjtën kohë, ai ritheksoi mbështetjen ruse për politikën e “një Kine të vetme”, duke kundërshtuar çdo formë të pavarësisë së Tajvanit.
Vizita e Xi vjen në një moment tensioni të lartë global, me liderë perëndimorë të shqetësuar për mundësinë që Kina të ndjekë një model të ngjashëm me atë të Rusisë në Ukrainë, për të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Tajvanit.
Vizita e tij në Rusi pritet të zgjasë deri më 10 maj, ku ai do të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Presidenti kinez është një nga të ftuarit kryesorë të huaj në paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq më 9 maj. Moska pret praninë e 27 udhëheqësve të huaj në këtë ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.