Paris 2024

Xhudistja Laura Fazliu vazhdon garën për medalje të bronztë

Nga Gazeta 'Si'-Xhudistja Laura Fazliu është mposhtur në çerekfinale nga francezja, Clarisse Agbegnenou, mirëpo vazhdon garën për medalje të bronztë.

Ajo është duke garuar në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura do të përballet në pasditen e së martës me kanadezen, Catherine Beauchemin-Pinard.

Kjo është hera e parë që Laura, 23-vjeçare, merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Kosova këtë herë përfaqësohet në Olimpiadë me nëntë atletë - në sporte si xhudo, not, atletikë dhe boks.

Distria Krasniqi ka siguruar medalje të argjendtë, ndërsa katër atletë tjerë, Adell Shaboviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Donjeta Sadiku kanë përfunduar garat pa çmime.

Në total, Kosova i ka tri medalja të arta dhe një të argjendtë.

Majlinda Kelmendi ka qenë e para që ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Rio 2016, të mbajtur në Brazil.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë