Prokurorët në Qarkun Fulton të shtetit Xhorxhia kanë filluar një hetim penal lidhur me përpjekjet e ish-Presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit në këtë shtet. Hetimi përfshin një telefonatë që zoti Trump pati me Sekretarin e Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, në të cilën i bëri presion që të gjente vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin.
Fani Willis, prokurore demokrate e zgjedhur kohët e fundit në këtë qark, u dërgoi një letër zyrtarëve të shtetit, përfshirë zotit Raffensperger, ku kërkon që ata të ruajnë dokumentet lidhur me telefonatën e zotit Trump. Në letër thuhej qartë se kërkesa ishte pjesë e një hetimi penal, sipas një zyrtari, i cili kërkoi të mbetej anonim. Hetimi vjen ndërsa zoti Trump përballet me një gjyq të dytë në Senat me akuzën e “nxitjes së rebelimit” për rolin e tij në trazirat në Kapitol më 6 janar. Dhuna e asaj dite erdhi pas disa javë pretendimesh të rreme të ish-presidentit se mashtrimi zgjedhor e privoi atë nga fitorja, duke përfshirë shtetin e Xhorxhias ku ai humbi me rreth 12,000 vota më pak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.