Keshilla

Xhinxheri dhe përfitimet e tij

Prodhimi i xhinxherit është një arsye e mirë për të qenë mirënjohës për globalizimin. Ai është një nga bimët më të vjetra të kultivuara. Edhe pse prodhohet në Azi dhe duhen deri në 10 muaj për të korrur një rrënjë, ne nuk kemi ndonjë problem për ta gjetur atë kudo, në mbarë botën. Në fakt, gjithnjë e më shumë specialistë rekomandojnë të konsumoni çdo ditë xhinxher, veçanërisht në formën e çajit të nxehtë, për shkak të përfitimeve të tij në shëndetin tonë.

Ju mbron në një problem të mundshëm të zemrës

Sipas një studimi të publikuar në “PubMed” xhinxheri është i rekomandueshëm për shkak të aftësive të tij për të parandaluar sëmundjet e zemrës. Gjithashtu ai ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, rritjen e kolesterolit të mirë dhe uljen e presionit të gjakut.

Ju ndihmon të kontrolloni peshën

Ndjenja e dëshirës për të ngrënë çdo 5 sekonda mund të jetë një nga arsyet pse nuk mund të kontrolloni peshën tuaj dhe pirja e çajit të xhinxherit mund t’ju ndihmojë shumë. Ai ul urinë dhe është i aftë t’ju bëjë të ndiheni të ngopur.

Ju ndihmon të kontrolloni nivelin e sheqerit

Ju mund ta njihni sheqerin në gjak të lartë si diabet dhe nëse tipi 2 është ai që keni, ne kemi një lajm të mirë për ju. Disa hulumtime po nga PubMed, kanë zbuluar se është e mundur të zvogëlohen ndërlikimet e diabetit me konsumimin e xhinxherit.

Mund të lehtësojnë dhimbjen e gjurit

Imazh ilustrues

Motoja e xhinxherit mund të jetë gjithashtu “jo më dhimbje në gju”. Nëse hani ose pini xhinxher, mund të rezultojë në më pak dhimbje në gju.

Mund të rrisë sistemin imunitar.

Xhinxheri rekomandohet dhe si një ilaç popullor shumë i mirë për sistemin imunitar. Ai mund të ndihmojë në uljen e infeksioneve.

Burimi: PubMed. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë