Futboll

Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv me COVID-19

Futbollisti i Liverpool, Xherdan Shaqiri është vënë nën izolim pasi rezultoi pozitiv me koronavirus në analizat e bëra nga kombëtarja e Zvicrës në nisje të grumbullimit. Siç njofton Federata e Zvicrës, lojtari tashmë është izoluar menjëherë dhe do qëndrojë i mbyllur deri në negativitetin e testeve.

“Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Në konsultim me autoritetet shëndetësore, ai është futur në izolim. Masat dhe kërkesat e rrepta mbrojtëse të UEFA-s për ekipet kombëtare, në përputhje me protokollin shëndetësor, janë respektuar në mënyrë rigoroze. Bazuar në këtë rezultat, aktualisht po bëhen sqarime me autoritetet lokale shëndetësore se si të veprohet”.

Kështu, ai nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Petkovic në miqësoren ndaj Kroacisë dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës dhe Gjermanisë. Shaqiri është lojtari i tretë i Liverpool, që rezulton pozitiv me koronavirus vetëm brenda një jave, ku më përpara janë infektuar Thiago Alcantara dhe Sadio Mane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë