Sabina Veizaj – Selami Xhepa, ekspert në fushën e ekonomisë dhe President i Univeristetit Europian të Tiranës, në një intervistë për Gazetën “Si” tregon si e shikon ai gjendjen e ekonomisë së vendit në këndvështrimin e tregut të punës.
Në një analzië që i bën tregut të punës në vend, Xhepa thotë se rritja ekonomike nuk ka nxitur krijimin e vendeve cilësore të punës.
Sipas tij situatën nuk e favorizon klima e biznesit, po ashtu edhe legjislacioni në fuqi, që sipas tij është ndëshkues ndaj të rinjve që kërkojnë punë.
Nisur nga gjendja e financave publike, mungesa e konkurrencës së ndershme në treg, klima e biznesit dhe situata politike e nderë, ai është bërë pjesë e një apeli publik të intelektualëve shqiptarë, të cilët i kërkojnë aktorëve të politiës, ta nxjerrin vendin nga kjo gjendje alarmante që do të ketë pasoja të parekuperueshme në të ardhmen.
Si paraqitet ekonomia në këndvështrimin e tregut të punës?
Gjatë viteve të fundit rritja ekonomike ka qenë e tillë që të krijojë vende pune në mënyrë intensive. Studimet dhe raportet gjejnë që vetëm një rritje ekonomike mbi 6% mund të gjenerojë nivele cilësore ose nivele të dallueshme të krijimit të vendeve të punës.
Sidoqoftë ka një prirje pozitive për të krijuar më shumë vende pune, sidomos pas efekteve të forta të krizës së vitit 2008, e cila vazhdoi deri në 2013-2014-të. Sidoqoftë nga pikpamja e kualitetit të vendeve të punës, kjo mbetet një shqetësim serioz, sepse pjesa më e madhe e vendeve të punës janë nga sektorë joproduktivë. Që do të thotë se kemi një problem me klimën e biznesit sepse vendet e punës duhet të krijohen nga sektorë me më produktivitet.
Një problem i dytë është se vendet e punës janë krijuar nga sektorë që nuk ofrojnë nivele të larta të pagave dhe tjetër problem është se punësimi informal vazhdon të mbetet contributor kryesor në krijimin e vendeve të punës që do të thotë në thelbin e vet, edhe pse kemi një rritje sasiore të vendeve të reja të punës, nga pikëpamja e cilësisë dhe produktivitetit të punës, vazhdon të mbetet shqetësim.
Folët për klimë jo të mirë të biznesit, që ndikon në mungesën e krijimit të vendeve cilësorë të punës. Çfarë e pengon klimën e biznesit aktualisht?
Gjendja e konkurrencës në ekonominë e vendit mbetet problematike. Konkurrenca e ndershme është shqetësim serioz. Konkurrenca e ndershme lidhet me respektimin e ligjit, lidhet me respektimin e rregullave të lojës, me veprimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë faktorët e tregut. Unë i shokoj më shumë faktorët në fushën e konkurrencës.
Kjo lidhet me veprimin e ligjit dhe shtetit ligjor, që siç dihet në Shqipëri është problem dhe shqetësim serioz.
Së treti është niveli i korrupsionit që bëhet një kosto penguese për hyrjen në lojë të ktorëve të rinj, të cilët mund të krijojnë një konkurrencë më të intensifikuar e për pasojë, mund të krijojnë një ekonomi më dinamike, më productive.
Mungesa e stabilitetit, ndryshimit të shpeshtë të ligjeve, mungesa e respektimit të rregullave të lojës nga një pjesë e bizneseve janë shqetësime serioze që dëmtojnë dhe rrezikojnë klimën e biznesit në vend.
Punësimi informal në vend rezulton të jetë në nivelin 36%. Çfarë e nxit këtë lloj punësimi në Shqipëri?
Punësimin informal e dikton struktura e dobët e ekonomisë. Sepse në përgjithësi ky lloj punësimi krijohet nga firma të vogla, të cilat gjatë viteve të fundit kanë pasur një normë të lartë të daljes nga tregu e për pasojë kostot ose represioni fiscal që evidentohet edhe në raportin e Bankës Botërore, që lufta ndaj informalitetit e shoqëruar me rritje të inspektimeve dhe një klime të fortë ndëshkuese ndaj tyre, ka bërë që numri i bizneseve të reja formale të vogla të zvogëlohet ndjeshëm. Duke nënkuptuar që pjesa më e madhe e vendeve të reja të punës të krijohen në mënyrë informale. Mendoj që është arsye kryesore pse kemi nivele të larta të punësimit informal.
Një shqetësim që bartet prej kohësh në tregun tonë të punës ëshët numri i lartë i të rinjve e kryesisht të atyre të diplomuar. Cili është problemi me këta të rinj; nuk duan, nuk janë të përgatitur për këtë treg? Çfarë nuk funskionon?
Mendoj që ka një mungesë bashkëpunimi mes tregut të punës dhe botës universitare.
Në fakt kontiogjenti i njerëzve që përgatiten për tregun e punës vijnë nga universitetet apo nga shkollat e formimit profesional dhe mendoj që mungon një dialog dhe komunikim permanent midis tyre që do të thotë e para nga pikëpamja e bashkëpunimt formal. Jo vetëm dhe thjesht në ndërtimin e kurrikulës dhe të llojit të aftësive për punë që kërkon tregu i punës, të cilat duhet të ndërtohen mbi bazën e një komunikimi të ëprhershëm, por nga ana tjetër edhe të politikave publike që duhet ta lehtësojnë këtë tranzicionin e studentit apo të nxënësit nga bankat e shkollës apo auditoret drejt tregut të punës mungojnë.
Legjislacioni fiscal për shembull në Shqipëri (ligji i punës) e diskriminon apo e pengon ndjeshëm integrimin e këtyre të rinjve. Shoqëruar kjo me kostot e larta të përshtatjes të studentit apo nxënësit në vendin e punës, bëjnë shpesh herë që tregu i punës të dekurajohet. Dhe kjo është arsyeja që kemi një mungesë të funskionimit normal të komunikimit midis këtyre dy hallakve që është kërkesa dhe oferta.
Nisur nga situata e përgjithshme aspak favorizuese por ndëshkuese ndaj rritjes dhe zhvillimit ekonomik, ju jeni pjesë e një apeli publik. Çfarë iniciative është konkretisht?
Është një iniciativë e profesor Malajt, por mendoj që është një detyrë publike që pa dyshim edhe unë e mbështes sepse mendoj që gjendja në të cilën po ndodhen proceset aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri po përkeqësohen gjithnjë e më shumë. Fillimi i krizës politike mendoj që ka krijuar edhe shumë pasiguri tek gjithë agjentët e tregut dhe kjo reflektohet ndjeshëm në performancën që po ka ekonomia e vednit dhe për më tepër duke parë që kjo krizë politike mund të përkeqësohet akoma më shumë duke u bërë ndoshta edhe burim konfliktesh, ne mendojmë që kjo do të kishte pasoja serioze për ekonominë e vendit dhe gjendjen sociale të shoqërisë tonë. Në këtë kuptim ky është një apel qytetar që klasa politike duhet të marrë përsipër përgjegjësitë që ka përpara shoqërisë sepse mendojmë që nëse kjo do të vazhdojë edhe më shumë, gjendja e ekonomisë së vendit do të përkeqësohet gjithashtu më shumë.
Kemi parasysh që gjendja e financave publike është serioze, problematike, gjë që mund të kompromentoj ndjeshëm pastaj objektivat e rritjes ekonomike, treguesit e borxhit, klimën e bzinesit e si rrjedhojë tregun e punës. Nëse ne do të vazhdojmë me këtë sjellje politike, kostoja që do të prodhojë kjo sjellje politike për ekonominë e vendet dhe për gjendjen sociale të shoqërisë në përgjithësi, do të jetë ndoshta e pariparueshme. Ndoshta do të duhen shumë kohë për ti rregulluar. Shqipëria ka kaluar në trauma të kësaj natyre duke nisur nga viti 1997 dhe është e patolerueshme që klasa politike të mos nxërë, të mos mësojë nga gabimet e të jetë e pandjeshme ndaj dramave që ka shoqëria.
Ne sot kemi probleme serioze të varfërisë, problem serioze të papunësisë, të puënsimit cilësor dhe nëqoftëse ne vazhdojmë të agravojmë situatën politike, ne themi që kjo gjendje e keqe politike, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të përkeqësojë gjithë funskionimin e shoqërisë duke i demotivuar shqiptarët dhe duke e nxitur edhe më shumë fenomenin e emigracionit dhe depopullimn e Shqipërisë.
Ne bëjmë një apel qytetar për dialog mes forcave politike për zgjidhjen e ngërçit.
Do të keni ndonjë lëvizje konkrete?
Jo. Nuk mendojmë që ka nevojë. Mendojmë që kjo është për të sensibilizuar opinionin public e do të dëshironim që edhe njerëz të tjerë të na mbështesnin. Pa dyshim që të gjithë e kanë këtë lloj ndjeshmërie, por mendoj se do të ishte mirë që intelektualët e vendit, njerëzit që kanë një lloj përgjegjësie ndaj publikut, duhet të vazhdojnë të bëjnë këtë lloj presioni. Pa e parë me ngjyrime politike. \
Po në ç’formë do të vijë ky apel publik ndaj gjendjes së rënduar politike të vendit? Sepse ju sëbvashku kontribuoni si ekspert, në auditore si profesorë, etj…
Mendoj që ne nuk jemi në pozita për të qenë aktorë të lojës politike sespe të bëhesh aktor i lojës politike do të thotë të kompromentosh edhe iniciativën. Por ne i bëjmë një apel forcave politike që të ndërgjegjësohen për gjendjen e shoqërisë. Mendoj që ka mundësi që të gjenden zgjidhje pa i dëmtuar edhe më shumë interesat e vendit.
Cilat janë zgjidhjet sipas jush?
Një zgjidhje së apri do të ishte fillimi i një dialogu midis forcave politike për të mos lejuar që gjendja të agravojë edhe më shumë. Mendoj që nga dialogu nuk vjen asgjë e keqe. Së dyti mund të bëhet tolerime në negociata. Siç dihet negociatat prodhojnë rezultate optimal për të gjitha palët. Prodhimi i një stabiliteti duke u nisur nga një komunikim normal politik në vend do të jetë mirë për shoqërinë. Edhe tërheqjet nuk janë shejnë dobësie, përkundrazi. Mostërheqja prodhon kosto të papërballueshme për shoqërinë. Jemi tashmë një ekonomi e dobët, me problem të mëdha dhe themi që nuk ka hapësira për të absorbuar një goditje tjetër kaq të fortë. Kjo është arsyeja që i jemi drejtuar opinionit publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.