SPAK ka thirrur këtë të martë për të marrë në pyetje ish-kryetarin e Bashkisë së Kamzës, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.
Arsyeja se pse është thirrur nuk bëhet publike, por në 2021, deputeti i PD-së është paditur nga Rakip Suli për shpërdorim detyre.
Akuza ka të bëj me një leje ndërtimi që ish-kryebashkiaku i PD-së kishte dhënë për ndërtimin e një thertoreje në Laknas.
Këtë leje, Rakip Suli e ka denoncuar edhe publikisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.