Ka ndodhur

Xhaxhai qëllon aksidentalisht me çifte nipin në Shkodër, humb jetën 10-vjeçari

Gazeta Si – Një 10-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër pasi është qëlluar aksidentalisht nga xhaxhai me çifte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Samrisht të Shkodrës rreth orës 22:00.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se 68-vjeçari Vlash Jakaj, ka vrarë nipin e tij B.J., 10-vjeçar aksidentalisht me çifte duke i shkaktuar vdekjen të miturit.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se dyshohet që 68-vjeçari e ka kryer aktin aksidentalisht teksa ka qenë duke pastruar çiften.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë Vlash Jakaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë