Futboll

Xhani Infantino vjen të enjten në Tiranë, takim edhe me Edi Ramën

Gazeta Si – Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, vjen të enjten në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Ai do të takohet me drejtuesit e FSHF-së, komunitetin e futbollit, por edhe me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e kreut të futbollit botëror lidhet me festën e 90-vjetorit të anëtarësimit të FSHF-së në FIFA, si dhe me inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”. Ndërtimi i këtij kompleksi është financuar pikërisht nga programi “Forward” i FIFA-s.

Infantino, presidenti i FIFA-s. Gazeta Si, 28 shtator 2022

Në kompleksin ku ka selinë e saj Federata Shqiptare e Futbollit, janë drejt përfundimit edhe dy ministadiumet, që do të jenë në funksion të ekipeve kombëtare të Shqipërisë.

Infantino e kishte paralajmëruar vizitën në Tiranë me anë të një letre që i kishte dërguar presidentit të FSHF-së, Armand Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë