Futboll

Xhaka ‘përqafon’ Tadiç, karikatura e FIFA-s shkakton polemika

Gazeta Si – FIFA ka postuar së fundi një karikaturë që paralajmëron Botërorin e Katarit. Në të shfaqen kapitenët e 32 skuadrave pjesëmarrëse, por një element ka tërhequre vëmendjen e gjithë shqiptarëve. Ka të bëjë me mesfushorin Granit Xhaka.

Futbollisti shqiptar, kapiten i Zvicrës, është vendosur përkrah kapitenit të Serbisë, Dushan Tadiç. Të dy shfaqen të qeshur, ndërsa Xhaka i ka hedhur serbit dorën në supe plot ngrohtësi.

Mund të jetë thjesht një rastësi. Mund të jetë e qëllimshme. FIFA kërkon së pari të përcjellë mesazhin e miqësisë dhe respektit mes vendeve. Pse pikërisht Xhaka dhe Tadiç? Një shqiptar dhe një serb?

Në karikaturë, mes kapitenëve të skuadrave janë edhe dy ‘çifte’ të tjera që kanë duken miqësore. Kejn i Anglisë dhe Son i Koresë së Jugut, shokë skuadre te Totenhemi. Edhe Nejmar e Suarez, që kanë luajtur bashkë te Barcelona.

Po Xhaka dhe Tadiç? Nuk kanë luajtur asnjëherë bashkë. Karikatura po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale dhe komentet janë të shumta, sidomos në Kosovë.

Granit Xhaka feston golin ndaj Serbise me shqiponje. Gazeta Si, 15 qershor 2022

Ka shumë nga ata që i ‘kërkojnë’ Xhakës t’i bëjë diçka tjetër serbit. Komente të tjera flasin për civilizim dhe ‘fair play’.
Të gjithë kujtojnë ndërkohë edhe polemikat e festës me shqiponjë të Xhakës e Shaqirit në ndeshjen me Serbinë në Botërorin e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë