Politike

Xhaferllari, Ruçi i drejtohet zyrtarisht Venecias. Raporti del në mars

Komisioni i Venecias bën të ditur se Parlamenti shqiptar i është drejtuar zyrtarisht për të interpretuar mënyrën se si u veprua nga presidenti për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Meta me anë të një dekreti zgjodhi Marsida Xhaferllari si anëtare, por Parlamenti, konkretisht e kontestoi një vendim të tillë, pasi sipas socialistët në mënyrë automatike duhej të ishte caktuar Arta Vorpsi, pasi kreu i shtetit nuk zbatoi afatin 30 ditor.

Nga mbledhja e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Gazeta Si, janar 2020

"Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë bëri një kërkesë për një opinion për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese" thuhet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias", thuhet në njoftimin zyrtar të Venecias, që mban datën 30 dhjetor 2019.

Socialistët e kanë cilësuar si një shkelje të Kushtetutës, dekretin e Presidentit për emërimin e Xhaferllarit. Madje në mënyrë të rrufeshme, deputetët e PS-së firmosën për të zgjeruar objektin e hetimit të punës së komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit, duke përfshirë edhe nxjerrjen e dekretit të Marsida Xhaferllarit. Për këtë arsye, socialistët vendosën që të shtyjnë edhe afatin e komisionit hetimor, pasi i përfundonte me 6 dhjetor. Afati është shtyrë me 4 muaj dhe se për këtë komisoni më pas vendosi që për përplasjen e re Parlament-President t'i drejtohet sërish Komisionit të Venecias, duke i përpiluar pesë pyetje mbi procedurën e emërimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Betimi i Xhaferllarit para presidentit

Në të është edhe pyetja nëse Meta ka shkelur Kushtetutën duke e emëruar sipas tyre përtej afatit 30 ditor dhe është ose jo shkelje mos pranimi i për bërjen e betimit të Vorpsit. Por Venecias sipas praktikës mund ta nxjerrë vetëm në mars opinionin e saj, pasi sipas rregullave mblidhen në një sesion plenar një katër herë në vit. Sipas praktikës ekspertët e Venecias pasi të njihen me të gjitha dokumentet e procedurën e ndjekur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por gjithashtu një grup i ekspertëve të Venecias pritet të vizitojë Tiranën për të takuar palët. Kjo është hera e dytë që Parlamenti shqiptar i drejtohet Komisioni që varet nga Këshilli i Europës për sa i përket procedurave për shkarkimin e presidentit. Hera e parë ishte për dekretin e nxjerrë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në këtë raport, Venecia e cilësoi si një tejkalim të komptencave, por që nuk mund të përbëjë shkak për ta cilësuar si shkelje të rëndë kushtetuese.

Për sa i përket përplasjes për emërimin e Xhaferllarit, edhe presidenti ka bërë të ditur se mund t'i drejtohet Venecias, por mbi të gjitha duke "akuzuar" Parlamentit se zgjodhi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pa kandidatura alternative, ku të njëjtët emra konkurronin për dy vende vakante.

Pesë 5 Pyetjet

1- A mundet presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit gjyqtarit kushtetues kur ai në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar. Në këtë rast a konsiderohet e cënuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?

2 -Emërimi i gjyqtarit Kushtetues tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar nga organi competent I KED-së a cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj. A e cënon parimin e gjykatës së krijuar me ligj? A ndikon kjo në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancitë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor. A bie ndesh me frymën e mekanizma zhbllokues në zgjedhjen e emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese?

3- A është në përputhje me standardet më të mira zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar.

4- Nëse presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit Kushtetues nisur nga solemniteti si akt cfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë. A është betimi me shkrim si formë për të plotësuar kushtin e betimit?

5- Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standarteve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin përkatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë