Shendet

XE një tjetër variant i Covid-19, kombinim i nënvarianteve të Omicron

Një variant i ri Covid-19 është gjetur në Mbretërinë e Bashkuar, por ekspertët thonë se është shumë herët për të ditur nëse është më i transmetueshëm se variantet e mëparshme.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSCA) tha se po studionte XE – një mutacion i nënvarianteve BA.1 dhe BA.2 Omicron, i referuar si një variant i kombinuar.

Organi qeveritar tha se, që nga 22 marsi, 637 raste të XE ishin zbuluar në Angli , vetëm një pjesë e vogël e dhjetëra mijëra rasteve të Covid-19 që raportohen çdo ditë që kur u hoqën kufizimet.
Normat e hershme të rritjes për XE nuk ishin dukshëm të ndryshme nga BA.2 – i njohur gjithashtu si ‘Stealth’ Omicron.

“Por duke përdorur të dhënat më të fundit deri më 16 mars 2022, ajo tani kishte një normë rritjeje 9.8 për qind mbi atë të variantit BA.2”, tha UKHSCA.
Megjithatë, deri më tani shifrat ishin ende të vegjël.

Profesor Susan Hopkins, drejtuesja kryesore e UKHSA, tha se nën variantet e kombinuara nuk janë të rralla dhe zakonisht zhduken shpejt.

“Por ky kombinim ka treguar një normë të ndryshueshme rritjeje dhe ne ende nuk mund të konfirmojmë nëse ai nuk do të ketë pasoja.
“Deri më tani nuk ka prova të mjaftueshme për të nxjerrë përfundime në lidhje me transmetueshmërinë, ashpërsinë ose efektivitetin e vaksinës”,shtoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë