I zhvilluar rreth qytetit port të Olbia-s, raundi i 6 në “2025 FIA World Rally Championship” shërben si provë këtë mes sezoni. Stafet e skuadrave përballen me rrugët prej cakulli përrethh Sardenjës, ngjiten kodrave dhe përshkojnë pyjet mes përmes. Gomat kanë provën më të rëndësishme ndërsa komponentët mekanikë arrijnë limitet dhe një moment humbjeje e përqëndrimit mund të cojë në fundin e garës. Sardenja nuk rezervon fitore të lehta dhe rrallë herë Gara shkon sipas planit.

Ky event është i mbushur me histor zhgënjimesh dhe në Sardenjë triumfojnë ata që balancojnë shpejtësinë me trurin. E premtja ka dy xhiro testuese në Gallura por është e shtuna ajo që tregon se cilët do ti shpëtojnë kurtheve të garës. E famshmja “Lerno–Su Filigosu” është sërish pjesë e “stage”-ve bashkë me ikonikun “Micky’s Jump”. Të dielën kthehet “San Giacomo–Plebi” pas më shumë se një dekade, shoqëruar nga pjesa e re e cirkuitit që tashmë quhet “Wolf Power Stage” në brigjet e portit San Paolo.

“Rally Italia Sardegna” hyri në kalendarin e WRC në vitin 2004 kur zëvendësoi garën e asfaltit në “Rallye Sanremo”. “Micky’s Jump” – pjesë e “Lerno–Su Filigosu” është një nga kërcimet më të famshme në rally. Edicioni i kaluar ishte dëshmitar i një prej distancave më të ngushta në historinë e WRC. Ott Tänak fitoi ndaj Sébastien Ogier me vetëm 2 të dhjetat e sekondës! Cakulli i ashpër i Sardenjës është një ndër më stresuesit që gomat dhe pilotët janë të detyruar të përshkojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.