Nga Gazeta Si – Kalle Rovanperä ruajti qetësinë duke fituar “Central European Rally” që i dha “Toyota Gazoo Racing” titullin e 5 rradhazi në “WRC”, duke ndezur një nga garat më të ngushta për titull në historinë moderne të kampionatit.
Finlandezi mori kontrollin pasi shoku i tij i ekipit, Sébastien Ogier, doli nga gara në kushte të rrezikshme.
Që aty, Rovanperä menaxhoi epërsinë me përqendrim të jashtëzakonshëm, duke e mbyllur garën me 43.7 sekonda avantazh.
Kjo ishte fitorja e tij e tretë këtë sezon, pas sukseseve në Ishujt Kanarie dhe Finlandë, si dhe titulli i 9 për konstruktorë për Toyotën – që kalo Citroën (8) dhe duke mbetur vetëm një pas rekordmbajtëses Lancia.
Pas tij, Elfyn Evans rrëmbeu vendin e 2 nga Ott Tänak në fazën përfundimtare “Wolf Power Stage”. Uellsi përfitoi kur Tänak pati një moment kritik në SS17 (Beyond Borders 2) – e njëjta urë ku më herët kishte dalë nga gara Thierry Neuville – duke e ngushtuar diferencën në vetëm 1.1 sekonda para fundit. Evans më pas kaloi përpara me 5.6 sekonda, duke siguruar një sukses të dyfishtë për Toyota-n.

Incidenti i Ogier, rezultoi vendimtar si për garën ashtu edhe për kampionatin e pilotëve. Francezi kishte mbërritur në Passau me dy pikë avantazh ndaj Evans, por aksidenti e riktheu uellsianin në krye të renditjes me 13 pikë epërsi.
Me një maksimum pikësh nga Super Sunday dhe Wolf Power Stage, Ogier tani barazohet me Rovanpera-n në prag të dy garave të fundit të sezonit – duke krijuar një nga beyejat më të ngushta për titull në epokën moderne të WRC.
Takamoto Katsuta përmbylli një fundjavë premtuese duke përfunduar në vendin e 4, 17.5 sekonda pas Tänak, ndërsa Adrien Fourmaux zuri vendin e 5 me “Hyundai i20 N Rally1”.
Debutuesi Sami Pajari impresionoi sërish duke u renditur në vendin e gjashtë – rezultati i tij i 5 rradhazi në zonën e pikëve.
Pas tyre, Josh McErlean dhe Grégoire Munster siguruan që të dy makinat “M-Sport Ford Puma” të arrinin në finish.
McErlean barazoi rezultatin më të mirë të karrierës së tij duke u renditur i 7. Kampioni i saposhpallur i WRC2, Oliver Solberg, përfundoi i 8 me “Toyota GR Yaris Rally2”, ndërsa yjet çekë, Jan Černý dhe Filip Mareš plotësuan dhjetëshen e parë.
WRC tani zhvendoset në lindje për “FORUM8 Rally Japan” (6 – 9 Nëntor), përpara se të bëjë rikthimin e shumëpritur në Lindjen e Mesme e cila do të mbyllë sezonin me “Rally Saudi Arabia” (26 – 29 Nëntor).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



