Nga Gazeta Si – Sébastien Ogier siguroi titullin e tij të 9 në Kampionatin Botëror të Rally-t, fundjavën që lamë pas, ndërsa Thierry Neuville fitoi Rally-n sfidues të Arabisë Saudite në mbyllje të një sezoni dramatik.
Ogier e nisi ditën e fundit prej tre etapash, një pozicion përpara shokut të tij të skuadrës në “Toyota Gazoo Racing”, Elfyn Evans, duke ruajtur një epërsi provizore prej 2 pikësh.
Por në Asfan ai u ngjit nga vendi i 6 në të 3 duke vënë duart tek titullin. Një kalim i saktë në “Wolf Power Stage” vulosi gjithçka, duke e vendosur 41-vjeçarin në të njëjtin nivel me bashkëkombasin e tij Sébastien Loeb për sa i përket rekordeve të titujve.
Triumfi që i solli titullin e parë botëror bashkëpilotit Vincent Landais, i cili iu bashkua Ogier në fund të vitit 2022.
Shkëputja e Ogier në Asfan erdhi pasi Mārtiņš Sesks dhe Kalle Rovanperä u detyruan të ndalonin për të ndërruar rrotat, ndërsa Takamoto Katsuta u aksidentuar në bordin e “GR Yaris Rally1”.
Edhe Evans u ngjit në renditje, por diferenca mes pozicioneve përfundimtare e detyroi uellsianin të pajtohej me vendin e 2 në kampionat për të 5 herë, duke mbetur 4 pikë prapa në njërën prej finaleve më të ngushta në histori.

Duke marrë pjesë në disa prej garave, jo në tërë kalendarin, fushata e Ogier dhe Landais në 2025 ka qenë e jashtëzakonshme.
Pavarësisht se munguan në 3 gara, ata fituan më shumë se gjysmën e etapave ku morën pjesë dhe e mbyllën vitin me më shumë fitore se çdo binom tjetër.
Neuville e mbylli me 54.7 sekonda epërsi pasi kaloi Sesks në startin e të shtunës. Probleme të vazhdueshme me amortizatorët e tensionuan fundin e garës, por belgu e mbajti “i20 N Rally1” larg kaosit.
Adrien Fourmaux kompletoi dy vendet 1-2 për Hyundai-n. Sami Pajari rekuperoi pas ndërrimit të gomave të premten dhe e mbylli nw vendin e katërt, 8.2 sekonda përpara Katsuta-s me Toyota-n e dëmtuar, ndërsa Evans dhe Rovanperä zunë vendet 6 dhe 7 me “GR Yaris Rally1”.
Sensacioni i “M-Sport Ford”, Sesks, mbeti një nga historitë më mbresëlënëse të rally-t. Ai dhe bashkëpiloti Renars Francis fituan 5 etapa dhe kryesuan në ditën e parafundit, përpara se dy shpime gomash në Asfan t’u kushtonin gati 8 minuta.
Ata u tërhoqën para etapës Finale, duke promovuar shokët e skuadrës “Puma Rally1”, Grégoire Munster dhe Josh McErlean, në vendet 8 dhe 9, ndërsa Oliver Solberg mbylli top10.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



